BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 02 nëntor 2007 - 09:04 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Afati 10 dhjetor vendimtar për statusin
Harta e Kosovës (arkiv)
Prishtina thotë se pas 10 dhjetorit Kosova do të ecë drejt pavarësisë.
Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Volker Stanzel, ka deklaruar në Prishtinë se 10 dhjetori është datë vendimtare për përcaktimin e statusit të Kosovës.

Ai ka shtuar se nuk do të ketë shtyrje të tjera pas kësaj date dhe se qeveria e tij si dhe Bashkimi Evropian duhet të marrin marrin një qëndrim të qartë deri në këtë kohë.

Zoti Stanzel, që ka takuar në Prishtinë udhëheqës të lartë politikë të Kosovës, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një zgjidhje të negociuar deri në fund të procesit të bisedimeve.

Hezitime rreth statusit

Gjermania ka shfaqur hezitimet e saj rreth statusit të Kosovës megjithë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje në periudhën kur ka kryesuar me BE-në, në gjysmën e parë të këtij viti.

Udhëheqësit politikë kosovarë ndërkaq i kanë transmetuar diplomatit gjerman porosinë se Kosova pas 10 dhjetorit do të ecë drejt pavarësisë së saj.

Ide të reja

Treshja ndërmjetësuese në bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, do të paraqesë për diskutim, në takimin e rradhës në Vjenë më 5 nëntor, ide të reja për zgjidhjen e statusit të Kosovës që mbështeten mbi dokumentin 14 pikësh si përmbledhjen e qëndrimeve të deritashme të Prishtinës dhe Beogradit.

Dokumenti parasheh që Serbia të mos mund të rivendosë praninë e saj fizike në Kosovë, ndërkohë që u bëhet thirrje të dyja palëve që të krijojnë mekanizma të përbashkëta për integrime evropiane.

Dokumenti është kundërshtuar nga Beogradi zyrtar që e sheh atë si bazë të krijimit të një shteti të ri shqiptar, kurse pala kosovare ka shfaqur një numër rezervash ndaj tij por e ka pranuar si të tillë.

Prishtina dhe Beogradi në Vjenë do të paraqiten në nivelet më të larta, dhe pritet që brenda muajit nëntor të zhvillohen gjithsej tri takime ndërmjet palëve.

Sipas paralajmërimeve mund të ndodh që takimi i fundit të zgjasë disa ditë.

LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>