|
Treshja diskuton takimin e rradhës | |||||||||||||||||||||||
Treshja ndërmjetësuese ndërkombëtare do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm në procesin e bisedimeve për të ardhmen e Kosovës në një takim të hënën në Vjenë. Takimi i ndërmjetësuesve ndërkombëtare bëhet në ditën kur Ekipi Negociator i prishtinës pritet të diskutojë në Prishtinë një dokument të ndërmjetësuesve për rezultate e deritanishme të procesit. I dërguari amerikan për statusin, Frank Wisner, ai evropian, Wolfgang Ischinger dhe përfaqësuesi rus, Alexander Botsan Kharchenko pritet të caktojnë axhendën e takimit të rradhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ky takim do të mbahet më 5 nëntor në kryeqytetin austriak. Pak ditë më parë, treshja amerikano-evropiano-ruse i dorëzoi Prishtinës dhe Beogradit dokumentin prej 14 pikash. Ky dokument nuk paragjykon statusin e Kosovës, por ofron disa parime që mund të çojnë në zgjidhjen e statusit. Dokumenti Serbia e ka kundërshtuar dokumentin e treshes në të cilin thuhet se Beogradi nuk do ta qeverisë Kosovën dhe nuk do të jenë i pranishëm fizikisht atje. Udhëheqësit kosovarë kanë deklaruar se dokumenti i treshes ndërmjetësuese ndërkombëtare nuk mund të përjashtojë planin e Ahtisaarit, i cili sugjeron pavarësi të mbikqyrur. Sipas Prishtinës zyrtare, pakoja e Ahtisaarit nuk mund të ndryshohet. Ndërkohë i dërguari evropian për statusin, Wolfgang Ischinger, ka lënë të hapur mundësinë që dokumenti 14 pikësh i treshes të zgjerohet dhe t'iu paraqitet Prishtinës dhe Beogradit në takimin e 5 nëntorit në Vjenë. Ekipi Negociator në Prishtinë mblidhet për të shqyrtuar një dokument 14 pikësh, të cilin negociatorët ndërkombëtarë ua dorëzuan Prishtinës dhe Beogradit në takimin e fundit në Vjenë. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Bisedimet e Vjenës pa rezultat23 tetor 2007 | Rajoni Bisedimet e Vjenës përfundojnë me dallime23 tetor 2007 | Rajoni Dokument 14 pikësh diskutohet në Vjenë22 tetor 2007 | Rajoni Veton Surroi për takimin e Brukselit15 tetor 2007 | Rajoni Takimi i Brukselit pa rezultat15 tetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||