|
Takimi i Brukselit pa rezultat | |||||||||||||||||||||||
Ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të mbajtura në Bruksel, me ndërmjetësimin e treshes SHBA-BE-Rusi. Në një deklaratë të lëshuar pas takimit nga ndërmjetësit ndërkombëtarë thuhet se Beogradi ka sqaruar më tej propozimet e veta për autonominë e Kosovës brenda Serbisë, ndërsa Prishtina e ka elaboruar propozimin e saj për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet dy shteteve të pavarura, si dhe zbatimin e plotë të të drejtave të pakicave. Një raund i ri i bisedimeve ndërmjet palëve pritet të mbahet më 22 tetor në Vjenë. Në këtë takim Treshja ndërmjetësuese ndërkombëtarë pritet të japë vlerësimet e saj lidhur me bisedimet e deritanishme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe t'i shqyrtojë ato me palët në bisedime. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Trojka diskuton për Kosovën14 tetor 2007 | Faqja Kryesore Ekipi i Unitetit pesimist për takimin e Brukselit12 tetor 2007 | Rajoni Petersen për bisedimet për Kosovën12 tetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||