|
Situatë e rëndë energjetike në Shqipëri | |||||||||||||||||||||||
Sipas Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare, situata hidroenergjetike në vend nuk ka patur ndonjë përmirësim të dukshëm edhe pas reshjeve të ditëve të fundit në vend. Kështu, sipas të dhënave më të fundit nga KESH-i, niveli i prurjeve të lumenjve që derdhen në hidrocentralin e Fierzës është 72 metër kub ujë për sekondë, një sasi shumë më e ulët se mesatarja shumëvjeçare në këtë kohë. Diktuar nga kjo situatë për të patur një ritmikë të furnizimit me drita, korporata ka rritur sasinë e importit të energjisë nga jashtë në 9,6 milionë kilovat orë në ditë, ndërkohë që prodhimi vendas është 4,9 milion. Konsumi ditor është në shifrat 14,6 milion kilovat orë, me tendecë rritjen e kërkesës për konsum dhe me ftohjen e motit. Kufizim dritash Kjo situatë e rëndë hidroenergjetike ka diktuar edhe një grafik gjithnjë e më të thellë të kufizimit të dritave në të gjithë vendin. Kështu në Tiranë e qytete të tjera të mëdha dritat mungojnë deri në 8 orë. Grafiku varion dhe është gjithnjë e më i thellë në zonat rurale të vendit, ku dritat mungojnë deri në 17 orë gjatë 24 orëshit. | LOKALE Energjia16 shkurt 2006 | Analiza Vazhdon të jetë e vështirë situata energjetike11 tetor 2007 | Rajoni Përgatitje për ndërtimin e TEC-it në Vlorë 30 gusht 2007 | Rajoni Dhënie me koncension e HC të vogla23 gusht 2007 | Faqja Kryesore Ish-drejtori i KESH-it akuzohet për shpërdorim21 gusht 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||