BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 23 gusht 2007 - 17:20 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Dhënie me koncension e HC të vogla

Arkiv
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit dhënien me koncesion për ndërtimin dhe vënien në punë të tre hidrocentraleve lokale.

Ata i shtohen listës prej disa dhjetra hidrocentralesh të vegjël që kabineti Berisha ka njoftuar se i ka dhënë me koncesion, në një përpjekje për të zbutur efektet e krizës energjitike që ka përfshirë prej kohësh vendin.

Në Shqipëri janë të paktën 80 hidrocentrale të vegjël, pjesa më e madhe jashtë shfrytëzimit për shkak të degradimit jo vetëm teknologjik.

Por specialistë të ndryshëm, ndonëse në parim shprehen dakord, shikojnë një masë të tillë të ndërmarrë nga qeveria vetëm si propagandistike.

Kufizime në energji

Ndërkohë kufizimet në furnizimin me energji elektrike në Shqipëri vazhdojnë.

Ato janë nga 4-15 orë në ditë ndërsa specialistët parashikojnë që kriza të vazhdojë.

Në këtë situatë u njoftua se komisioni i kontrollit të lartë të shtetit ka ngritur padi ndaj ish drejtorit të KESH-it Andi Beli i shkarkuar pak muaj më parë për shkelje të ligjit në tenderat për blerje të energjisë, shkelje që i ka kushtuar korporatës një humbje prej rreth 15 milionë eurosh.

LOKALE
Energjia
16 shkurt 2006 | Analiza
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>