|
Vazhdon të jetë e vështirë situata energjetike | |||||||||||||||||||||||
Shirat e ditëve të fundit që kanë përfshirë vendin kanë dhënë shenjat e para të një ndalimi për momentin të krizës hidroeneregjitike në vend. Por specialistët e energjetikës thonë se vetëm rreshjet e dëborës do të mundësojnë një përmirësim të kësaj situate pasi nivelet e ujit në Fierzë konsiderohen ende kritike në shifrat 260 metra mbi nivelin e detit. Sipas njoftimeve zyrtare të Korporatës Elektro-Energjetike shqiptare në vend prodhohen 7.7milionë kw/orë energji elektrike, ndërkohë që për të plotësuar nevojat e konsumit ditor importohen dhe 6 milion kw /orë energji elektrike nga jashtë. Të enjten përfundon dhe remonti në linjën e interkonjuksionit Shqipëri- Mali i Zi kështu që korporata do të rrisë importin në 9.2 mil/kw orë, dhe do të rezervojë sasinë e energjisë elektrike që prodhohet në vend për të përballuar periudhën e dimrit kur dhe kërkesat për konsum shtohen edhe më tej. Grafiku i kufizimit të dritave varion nga 5 orë në Tiranë në 17 orë në zonat e thella rurale. Ndërkohë, grupet parlamentare të opozitës në parlament kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që do të hetojë tenderat dhe menaxhimin e KESH-it, jo vetëm tani, por dhe kohën kur ata qeverisnin vetë. | LOKALE Energjia16 shkurt 2006 | Analiza | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||