BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 30 gusht 2007 - 10:31 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Përgatitje për ndërtimin e TEC-it në Vlorë
Shtylla të tensionit të lartë (arkiv)
Shtylla të tensionit të lartë (arkiv)
Krahas motit të nxehtë mbetet konstante edhe kriza energjetike me ndërprerje nga 6 deri në 15 orë në ditë në zona të ndryshme te vendit.

Të mërkurën në Vlorë filluan punimet e para përgatitore për hapjen e sheshit të ndërtimit të termocentralit të ri.

Zyrtarët thonë se prodhimi i energjisë në këtë central do të fillojë nga mesi i vitit 2009.

Kapaciteti i prodhimit do të jetë rreth 900 mijë kilowatt në ditë ose sa 1/6 e sasisë ditore që Shqipëria po importon në këto ditë të krizës.

Në një përpjekje tjetër qeveria miratoi të mërkurën dhënien me koncesion të shtatë hidrocentraleve të tjerë të vegjël, midis të cilëve katër të ndërtuar mbi lumin Bushtricë para disa dekadash.

Pjesa më e madhe e 80 centraleve të tillë janë tashmë të lirë për t’u dhënë me koncesion, por kapacitetet e tyre së bashku nuk plotësojnë më shumë se 2-3% të nevojave të vendit për energji.

LOKALE
Energjia
16 shkurt 2006 | Analiza
Dhënie me koncension e HC të vogla
23 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Gazsjellës i ri në Shqipëri
15 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Paralajmërohet thellim i krizës
01 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>