|
Paralajmërohet thellim i krizës | |||||||||||||||||||||||
Autoritetet në Shqipëri kanë paralajmëruar të martën se vendi kërcënohet nga një krizë edhe më e rëndë energjitike. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli paralajmëroi të martën se muaji gusht do të jetë edhe më i vështirë. Ai tha se nuk ka mundësi të tjera, as nga prodhimi vendas, as nga importi për të siguruar më shumë energji. Pamundësia për të siguruar energji e shtyu ministrin Ruli jo vetëm të kërkojë që të kursehet energjia elektrike prej përdorimit familjar. Ai u bëri thirrje dhe bizneseve që të ulin apo mbyllin prodhimin gjatë muajit gusht. Krizë Aktualisht energjia mungon në Tiranë të paktën 5 orë në ditë, kurse në qytete të tjera edhe 8 orë e më shumë. Ndërsa në zonat e popullsisë fshatare, gjëndja është edhe më e rëndë. Prodhuesit e bukës kanë paralajmëruar rritjen e çmimeve. Ministri Ruli tha se qeveria po shqyrton mundësinë e prodhimit të energjisë me gjeneratorë të lëvizshëm me karburant. Kjo metodë nuk është përdorur ndonjëherë dhe nuk dihet se sa është e mundur dhe sa mund të kushtojë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||