 | | | Tirana me temperatura të larta dhe mungesë energjie |
Qeveria shqiptare mori vendim që të ulë në 5 orë në ditë orarin e punës për administratën shtetërore, duke filluar nga 30 korriku. Zëdhënësi i qeverisë, Grid Rroji, tha se kjo masë merrej për shkak të situatës energjitike. Nga ky vendim përjashtohen spitalet dhe shërbimet e urgjencave dhe ndihmës së shpejtë. Kriza energjitike vazhdon të dëmtojë ekonominë e vendit. Kufizimet janë thelluar në Tiranë dhe në të gjitha qytetet me ndërprerje disaorëshe dhe disa herë gjatë ditës. Thatësira e tejzgjatur dhe temperaturat e larta paralajmërojnë vazhdimin e krizës për shkak të uljes së ndjeshme të rezervave ujore në liqenet e hidrocentraleve të veriut, prej ku Shqipëria siguron pjesën kryesore të prodhimit të energjisë. Aktualisht gjysma e energjisë që konsumohet në Shqipëri sigurohet nga importi.
|