|
Ish-drejtori i KESH-it akuzohet për shpërdorim | |||||||||||||||||||||||
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga prokuroria ndjekje penale për ish- drejtorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Andi Beli, i liruar nga detyra vetëm pak muaj më parë. Ai akuzohet për veprën e shpërdorimit të detyrës gjatë zhvillimit të tenderave për importin e energjisë elektrike, duke i shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik. Nuk bëhet e ditur shuma e këtij dëmi, por shtypi i sotëm shqiptar spekulon me shifra që shkojnë deri në 50 milionë dollarë. Lajmi vjen në një kohë kur Shqipëria po përjeton një krizë të tejzgjatur energjetike dhe kufizimet shkojnë nga 4 deri në 10 orë në ditë. Nga ana e saj korporata po kërkon një ngritje të çmimit të energjisë që po kundërshtohet nga biznesi dhe popullata. | LOKALE Energjia16 shkurt 2006 | Analiza | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||