|
Kuvendi shqyrton "Ahtisaarin" | |||||||||||||||||||||||
Kuvendi i Kosovës ka filluar procesin e miratimit të një numri ligjesh që dalin nga paketa e ndërmjetësuesit të OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, megjithë faktin se ajo ende nuk është pranuar si bazë për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka kaluar në procedurë të miratimit të tre nga 20 ligje që dalin nga paketa Ahtisaari, që kanë të bëjnë me funksionimin, siç thuhet, shtetësisë së Kosovës. Autoritetet në Kosovë thonë se ligjet që janë në miratim e sipër reflektojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës të para disa muajve për të pranuar paketën Ahtisaari në tërësinë e saj. Por rekomandimet e zotit Ahtisaari për Kosovën janë kundërshtuar fuqishëm nga Beogradi zyrtar dhe Rusia që thonë se ato nuk ofrojnë një bazë të mirë për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Një raund i ri bisedimesh për statusin e Kosovës, prej 120 ditësh ka filluar dhe zyrtarë ndërkombëtarë kanë thënë se në rast të mosgjetjes së një zgjidhjeje tjetër, paketa Ahtisaari do të pranohet në tërësinë e saj. Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Lutfi Haziri, i tha BBC-së se i gjithë angazhimi aktual i institucioneve të Kosovës, është në funksion të përgatitjes së bartjes së përgjegjësive në duart e kosovarëve dhe mos lejimit të krijimit të vakuumit ligjor në Kosovë pas zgjidhjes së statusit të saj. Por shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Joackim Ruecker ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës maturi dhe që të mos shpejtojë në miratimin e ligjeve nga paketa Ahtisaari. Zoti Ruecker thotë se i ka shkruar edhe kryetarit të Kuvendit, Kolë Berisha nga i cili ka kërkuar mosmiratimin e ligjeve dhe që Kuvendi t'i përmbahet parimeve legale. Kuvendi i Kosovës ndërkaq, pas dorëzimit të paketës Ahtisaari në OKB, e ka pranuar atë në tërësi megjithë kundërshtimin e një pjese të organizatave jo politike. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Çështja e statusit mund të zgjidhet më shpejt01 tetor 2007 | Rajoni Grupi i Kontaktit takohet në OKB28 shtator 2007 | Rajoni Takimi i radhës në Tetor28 shtator 2007 | Faqja Kryesore Wisner as optimist as pesimist për procesin28 shtator 2007 | Rajoni Palët gati për takimin25 shtator 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||