|
Dita e fundit për dorëzimin e listave | |||||||||||||||||||||||
Të mërkurën përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale në Kosovë, që do të mbahen më 17 nëntor. Mirëpo pavarësisht prej kësaj, shumica e partive politike ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, dhe e kanë lënë ditën e fundit për këtë, kjo me gjasë për shkak të problemeve që kanë pasur brenda vetës, në përpilimin e këtyre listave. Mazllum Baraliu, kryeshef i Sekretariatit të Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve ka deklaruar për BBC-në se pavarësisht faktit se shumica e partive akoma nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve, nuk do të ketë shtyrje të tjera të afatit për këtë. Ai tha po ashtu sa ka edhe disa subjekte politike serbe të cilat tashmë i kanë dorëzuar listat e tyre, që është shenjë e gatishmërisë së tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet për organet e pushtetit në Kosovë. Ndërkohë udhëheqja serbe në Beograd, u ka rekomanduar bashkombasve të vet në Kosovë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e atjeshme. Ministri serb Samarxhiq ka thënë se gjatë ditëve të fundit kreu i shtetit të Serbisë e ka shqyrtuar çështjen e daljes së serbëve në zgjedhjet e Kosovës dhe ka përfunduar se nuk janë përmbushur kushtet për një gjë të tillë, prandaj serbët nuk duhet të dalin në zgjedhjet e këtij viti, ka rekomanduar ai. Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Kosovë do të mbahen me 17 nëntor të këtij viti. Tashpërtash janë duke shkuar mirë përgatitjet për mbajtjen e tyre, por drejtues politikë të Kosovës, nuk e kanë përjashtuar mundësinë e shtyrjes së tyre, nëse zgjedhjet do të përputheshin me kohën e vendimit për statusin e Kosovës. | LOKALE Kreu i OSBE-së i shqetësuar për zgjedhjet11 shtator 2007 | Rajoni Shqetësime për punën e Kuvendit gjatë fushatës07 shtator 2007 | Rajoni Zgjedhjet në Kosovë03 shtator 2007 | Rajoni Ruecker shpall zgjedhjet në nëntor31 gusht 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||