|
Zgjedhjet në Kosovë | |||||||||||||||||||||||
Sekretariati i Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve në Kosovë thotë se asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar ende për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore që do të mbahen më 17 nëntor. Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Mazllum Baraliu, i ka thënë BBC-së se subjektet politike kanë shumë punë për të bërë dhe ai pret që ato të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për certifikim deri më 12 shtator. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhje si dhe dokumentacionit përcjellës për certifikimin e subjekteve politike është shtyre për pesë ditë me kërkesë të partive politike. Këto të fundit janë ankuar se u është dhënë pak kohë për të bërë përgatitjet e nevojshme për të kompletuar dokumentet për certifikim. Ndërkohë Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore të drejtë për të votuar do të kenë rreth 1 milion e 500 mijë qytetarë, prej të cilëve 180 mijë do të jetë votues të ri. | LOKALE Ruecker shpall zgjedhjet në nëntor31 gusht 2007 | Faqja Kryesore Kryeministri Çeku preferon zgjedhje pas statusit21 gusht 2007 | Rajoni Opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve këtë vit 08 gusht 2007 | Rajoni Ekipi negociator pro zgjedhjeve në Kosovë18 korrik 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||