|
Opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve këtë vit | |||||||||||||||||||||||
Subjektet kryesore politike në Kosovë ende nuk kanë arritur pajtimin nëse zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme duhet të mbahen në nëntor të këtij viti, sic është parashikuar me ligj. Në parim autoritetet në Kosovë mbështesin respektimin e afatit ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve, por disa parti politike druajnë se zgjedhjet mund të ndërhyjnë në procesin e zgjidhjes së statusit. Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Lutfi Haziri, që është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike, ka deklaruar se procesi i statusit nuk guxon të kërcënohet për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve. Ai ka lënë të hapur mundësinë e shtyerjes për disa javë të mbajtjes së zgjedhjeve. Partia tjetër në pushtet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se zgjedhjet duhet të shtyhet deri pas zgjidhjes së statusit. Por partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe ORA, thonë se zgjedhjet dhe statusi janë dy procese të ndara. Udhëheqësit opozitarë janë shprehur kundër shtyerjes së mundshme të zgjedhjeve, duke kërkuar respektimin e afatit ligjor për procesin zgjedhor. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||