|
Presidenti i ri i Shqipërisë bën betimin | |||||||||||||||||||||||
Presidenti i ri i Shqipërise, Bamir Topi bëri betimin me dorën mbi kushtetutë në Kuvendin Shqipërisë dhe deklaroi se do ta udhëheqë Shqiperinë në integrimin e saj euroatlanik ndërsa ai do jetë një president i paanshem. Presidenti Bamir Topi tha se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për pavarësinë si zgjidhje finale të statusit të Kosovës. Z. Topi u zgjodh president pas një votimi në Kuvend që ka ngjallur shumë polemika në rrethet e politikës shqiptare. Zgjedhja e tij tij u kundërshtua veçanërisht nga Partia Socialiste, më e madhja e opozitës. Megjithatë, presidenti i ri ka premtuar se ai do të jetë president i të gjithë shqiptarëve. "Zgjedhja ime në postin e kryetarit të shtetit do të presupozojë një linjë shumë të qartë vetëm në zbatim të Kushtetutës, në zbatim të ligjeve, për t'i shërbyer në rradhë të parë të popullit tim, për t'i shërbyer zbutjes së klimës së konfliktualitetit," tha z. Topi. Ceremonia Ceremonia e inagurimit të presidentit të ri do të ketë dy momente, thotë korrespondenti i BBC-së në Tiranë, Fatos Ahmati. Fillimisht ai do të bëjë betimin në post para ish-kolegëve të tij deputetë. Më pas, z. Topi do t'i drejtohet Pallatit të Brigadave, selisë presidenciale. Atje ai do të marrë detyrën nga parendësi i tij, Alfred Moisiu. Marrja e postit do të shoqërohet me 21 të shtëna topi. Pritet me interes se çfarë do të thojë në fjalën e tij me të marrë postin, presidenti i ri. Pas spekulimeve, mësohet se opozita do të jetë e pranishme në ceremoninë e marrjes zyrtare të postit nga presidenti i ri. Probleme në PS Në Tiranë grupi parlamentar socialist ka përjashtuar nga rradhët e tij 6 deputetë të cilët votuan pro-z. Topi, kandidat i partisë në pushtet. Vendimi u morr, pasi siç u tha, ata kishin shkelur vendimin politik të opozitës së bashkuar për të mos marrë pjesë në votimin presidencial. Largimi është shoqëruar me debate rreth të ardhmes së Partisë Socialiste me a madhja e opozitës në Shqipëri. Vendimi i 6 deputeteve për të marrë pjesë në votim është cilësuar si tradhëti dhe akt korruptiv nga kreu socialist, Edi Rama. Ndërkohë të larguarit, mbështetës të ish-udhëheqësit socialist, Fatos Nano e akuzuan zotin Rama se po vë interesat e tij mbi ato të partisë. Vetë zoti Nano, i mbështetur nga të paktën 13 deputetë socialistë, ka thënë se pritet të fillojë një lëvizje te re brenda partisë. | LOKALE Bamir Topi zgjidhet President i Shqipërisë.21 korrik 2007 | Faqja Kryesore Bamir Topi jep dorëheqjen nga funksionet politike 23 korrik 2007 | Rajoni Opozita kërkon konsensus për Cekën19 korrik 2007 | Rajoni Pritet data për raundin e katërt për president16 korrik 2007 | Rajoni Opozita e ndarë për zgjedhjet17 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||