|
Bamir Topi zgjidhet President i Shqipërisë. | |||||||||||||||||||||||
Bamir Topi do të jetë President i Shqipërisë për 5 vitet e ardhëshme, duke marrë drejtimin e shtetit nga Presidenti ende në detyrë, Alfred Moisiu. Sekretariati për proçedurat në Kuvendin e Shqiperisë, deklaroi se në votimin e mbrëmjes së të premtes në votim morën pjesë 90 deputetë, ku 85 votuan pro Topit dhe 5 për rivalin tjetër në garë Neritan Ceka. Presidenti i ri 50 vjeçar Bamir Topi, rrejdh nga nj familje e vjetër tiranase dhe vjen në krye të shtetit pas një përvoje të gjatë si parlamentar dhe drejtues i Partisë Demokratike. Në fjalën e parë, para deputetëve Topi tha se zotimi i parë i tij ishte zbatimi i Kushtetutës dhe ligjit si dhe ekuilibri në vënd. Topi me pas tha se mesazhi i parë i kishte ardhur nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Kjo sipas tij, është një shënjë e mirë se të gjithë së bashku presim një pavarësi të Kosovës, pavarësi që është në interes të paqes në rajon dhe paqes globale. Në votimet e Presidentit të ri morën pjesë dhe 7 deputetë të opozitës disa prej të cilëve me votën e tyre hapur në favor të Topit shmangen zgjedhjet e parakohshme, të cilat i paralajmëronte prej kohësh opozita, në rast se nuk zgjidhej një President konsensual. Në reagimin e tij të parë, Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha se ishte i trishtuar nga kjo zgjedhje dhe se opozita nuk do të rreshte në punën e saj, për të ndryshuar këtë qeverisje të keqe, por dhe do të këmbëngulë në shërimin e së keqes që ende është në rradhët e opozitës. Betimi zyrtar i Presidentit të ri është paralajmëruar për ditën e hënë pasdite. | LOKALE Kërkohet konsensus për Presidentin12 korrik 2007 | Faqja Kryesore Ende nuk ka kandidat konsensual07 korrik 2007 | Faqja Kryesore Moisiu për politikën shqiptare dhe Kosovën14 tetor 2007 | Faqja Kryesore Ende kërkohet kandidati konsensual05 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||