BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 12 korrik 2007 - 11:55 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kërkohet konsensus për Presidentin
Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë
Në Tiranë pritet të riaktivizohen bisedimet mes shumicës dhe opozitës për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Burime të ndryshme informacioni bëjnë të ditur se të dyja palëve po u bëhet thirrje edhe nga komuniteti ndërkombëtar për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të mënjanuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kreu socialist, Edi Rama, nën sloganin "Jemi gati" filloi dje nje tur në rrethe të ndryshme të vendit për të përgatitur bazën socialiste për zgjedhje.

Zoti Rama akuzon kreun e shumicës, Berisha, se po ndjek atë që ai e quan politika e vjetër konfliktuale. Më parë kishte qenë kryeministri Sali Berisha që ishte shprehur i gatshëm për zgjedhje, nëse në procesin e zgjedhjes së presidentit nuk arrihej konsensusi për luftën kundër korrupsionit.

Data e votimit të tretë në parlament për zgjedhjen e presidentit nuk është caktuar ende. Sipas ligjit shqiptar votimi duhet të mbahet jo më vonë se shtatë ditë nga votimi i dytë, në rastin konkret jo më vonë se 17 korriku.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>