|
Ende nuk ka kandidat konsensual | |||||||||||||||||||||||
Në Shqipëri vazhdojnë përpjekjet për të gjetur emrin e kandidatit konsensual për postin e kreut të shtetit. Përveç disa emrave të paraqitur si kandidatë, në garë janë edhe emrat e Bamir Topit dhe Fatos Nanos që kanë mundur të sigurojnë numrin e duhur të votave, njëzetë. Siç ishte parathënë, kandidati konsensual për postin e presidentit do të duhet t'i paraqitet parlamentit për votim të dielën. Bisedimet e të shtunës Njoftohet se krerët e partive diskutuan disa kandidatura. Krerët e gjashtë forcave politike rikonfirmuan qëndrimin se presidenti i ri i Shqipërisë duhet të jetë konsensual. Nga koalicioni qeveritar në bisedimet për presidentin morën pjesë kryeministri Berisha, kryetari i PR Mediu dhe ai i PDK, Ndoka. Nga opozita të pranishëm ishin kryetari i PS, Rama, ai i LSI, Meta dhe kryetari i PSD, Gjinushi. Në takimin e së premtes, krerët e partive ranë dakord që të ngrihet një grup pune për kryerjen e reformave që kërkon opozita. Opozita kërkon reformë elektorale, kushtetuese si dhe në drejtësi e në pushtetin vendor. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||