|
Bamir Topi jep dorëheqjen nga funksionet politike | |||||||||||||||||||||||
Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Bamir Topi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike që mbante deri tani në Partinë Demokratike. Zoti Topi mban postin e kryetarit të PD-së dhe të grupit parlamentar të kësaj partie. Këto hapa janë të domosdoshëm dhe të përcaktuar nga Kushtetuta, e cila nuk lejon presidentin e vendit të jetë i angazhuar në politikë. Para betimit në Presidencë zoti Topi dorëzon edhe mandatin e deputetit. Më pas do ketë zgjedhje të parakohshme për deputet në zonën 31 në Tiranë. Presidenti Topi ka garantuar se do të jetë garant i Kushtetutës dhe ka premtuar një klimë të re bashkëpunimi dhe me partitë e opozitës. Këto të fundit ende nuk kanë vendosur nëse do të jenë të pranishëm në ceremonitë zyrtare të betimit të presidentit të ri të vendit. Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, tha për BBC-në se të hënën do të merret një vendim nga forumet e partisë. Shkuarja e Topit në presidencë përveç ndryshimeve tek shumica do të sjellë dhe një sërë ndryshimesh dhe në PS. Ditën e martë, Asambleja do të zgjedhë Sekretarin e ri të partisë dhe Kryetarin e ri të grupit parlamentar pas dorëheqjes nga ky post i Ben Blushit mënjeherë pasi gjashtë deputetë socialistë shkuan në raundin e katërt të votimit për presidentin e ri. Një vendim për këta gjashtë deputetë që dolën hapur kundër qëndrimeve politike të partisë do të merren ditën e martë. | LOKALE Bamir Topi zgjidhet President i Shqipërisë.21 korrik 2007 | Faqja Kryesore Kandidati nga shumica Bamir Topi17 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||