BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 17 korrik 2007 - 11:15 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kandidati nga shumica Bamir Topi
Bamir Topi
Kandidati i Partisë Demokratike, Bamir Topi
Kandidati i paraqitur nga Partia Demokratike, që udhëheq një koalicion të gjerë qeverisës të qendrës së djathtë, është nënkryetari i kësaj partie Bamir Myrteza Topi, 50 vjeç.

Zoti Topi ka kryesuar në tri raundet e votimit të kryera në parlament për presidentin e Republikës, por nuk ka mundur të sigurojë numrin 84 të votave të mjaftueshme për zgjedhjen e tij në këtë post.

Me profesion biolog, zoti Topi mban gradën profesor doktor i shkencave biologjike. Ai ka punuar si kërkues shkencor në fushat biologjike të aplikuara dhe më vonë ka qenë drejtor i Institutit të Kërkimeve Veterinare para se t'i futej politikës.

Zoti Topi është deputet në tri legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë, dy herë kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Ai është tani anëtar i komisionit parlamentar për veprimtaritë prodhuese, tregtinë dhe mjedisin.

Ai është zgjedhur gjithashtu dy herë nënkryetar i PD-së. Gjatë viteve 1996-1997 ka qenë ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit në qeverinë e kryeministrit Aleksandër Meksi.

Zoti Topi ka shumë botime shkencore në periodikun shqiptar dhe të huaj, si dhe analiza politike frekuente.

(Burimi: Kuvendi i Shqipërisë)

LOKALE
Nano del nga gara për president
15 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Dështon dhe votimi i dytë për presidentin
11 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Opozita për zgjedhje të reja
09 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Shqipëria ende pa president të ri
09 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>