|
Opozita për zgjedhje të reja | |||||||||||||||||||||||
Kreu i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama, tha të hënën në Tiranë se në vend duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme. Duke folur në emër të partive opozitare, z. Rama tha se shkak për këtë ishte dështimi i negociatave për presidentin e ri të vendit. Ai fajësoi për këtë dështim kryeministrin Sali Berisha. Qeveria nuk ka reaguar për njoftimin e opozitës. Vendimi i opozitës vjen një ditë pasi në Kuvendin e Shqipërisë u votua për zgjedhjen e presidentit të ri. Në garë ishin nënkryetari i partisë demokratike, Bamir Topi dhe ish-kryeministri socialist, Fatos Nano. Por ai dhe opozita e bojkotuan seancën. Në përfundim të votimit, Topi mori 75 vota, kurse Nano vetëm 3. Ndërkohë kryetarët e grupeve parlamentare pritet të vendosin se kur do të mbahet votimi i rradhës për presidentin. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||