BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 11 korrik 2007 - 07:27 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Dështon dhe votimi i dytë për presidentin
Kuvendi i Shqipërisë
Mbeten dhe tre raunde votimi për presidentin
Ka dështuar të martën votimi i dytë në Parlamentin e Shqipërisë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Kandidati i Partisë Demokratike, Bamir Topi mori 74 vota, një votë më pak se në votimin e parë të dielën.

Kandidatit për president i duhet që në votim të marrë votat e 84 deputetëve.

Shumica thotë se është e vendosur që të vazhdojë votimin deri në të pestin.

Ajo i ka bërë thirrje opozitës, që e ka bojkotuar votimin për presidentin, që t'i bashkohet procesit.

Krizë

Opozita thotë se votimi është farsë dhe se vendi ndodhet në krizë qeverisje.

Kandidat zyrtar për postin e presidentit, përveç z. Topi është dhe Fatos Nano, ish-kryetar i PS-së të opozitës.

Sipas Kushtetutës mbeten dhe tre raunde të tjerë deri në zgjedhjen e presidentit.

Nëse ato dot ë jenët ë pasuksesshëm, duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Opozita i ato nëse nuk zgjidhet një president konsensual.

Shumica është shprehur vetëm për zbatimin e kushtetutës.

'Frenim'

Ndërkohë ka thirrje dhe përpjekje të faktorëve të ndryshëm politikë për të shmangur skenarin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ekspertët vlerësojnë se mbajtja e zgjedhjeve do të sillte frenim të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe pengesa në rrugën e reformave.

Ministri i Financave Ridvan Bode tha se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nuk përbënte ndonjë dëm të madh për ekonominë e vendit.

Por ai pranoi se mund të kishte dhe pasoja negative.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>