BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 09 korrik 2007 - 10:08 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Shqipëria ende pa president të ri

Presidenca
Politika është e gjitha në lëvizje pas zhvillimeve më të fundit në Kuvendin e Shqipërisë ku u votua të dielën në mbrëmje për presidentin e ri të Republikës.

Opozita e bojkotoi këtë votim dhe tha se nuk do të marrë pjesë në asnjë votim ku nuk votohet për kandidaturë konsesuale.

Megjithatë, raundi i tretë i votimit u quajt i ezauruar.

Opozita thotë se ka ndezur motorrët e fushatës për zgjedhje të reja, ndërsa këmbëngul që palët t’i kthehen takimit në tryezë për të kapërcyer aty problemet mes tyre por ajo nuk është me të njëjtin qëndrim ndër përfaqësuesit e saj.

Neritan Ceka, kryetari i PAD shkoi në Kuvend dhe deklaroi se presidenti duhet të dalë nga politika, duke përkrahur kandidaturën e Fatos Nanos.

Ndërkaq, ish kryetari i PS Fatos Nano tha se do të përpiqej të sheshonte mosmarrëveshjet mes palëve për kandidimin e tij.

Në votimin e të dielës, Bamir Topi, nënkryetari i PD mori 75 vota, por atij i duhen edhe 9 vota që të arrijë shifrën prej 84 vota.

Edhe Bamir Topi do të jetë në lëvizje për t’i kërkuar votën deputetëve të LSI të cilët më parë kanë deklaruar se në një përballje Topi - Nano do të votonin për të.

Ilir Meta tha të dielën në mbrëmje se ata do përkrahin vetëm kandidaturën konsesuale dhe se Berishës i duhet plotësuar kushti i mandatit të kufizuar të prokurorit të përgjithshëm.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>