|
Opozita bojkoton votimin e dytë për Presidentin | |||||||||||||||||||||||
Bojkotimi edhe i votimit të dytë nga opozita në parlamentin e Shqipërisë për zgjedhjen e presidentit të vendit e ka lënë të bllokuar situatën. Dy janë kandidatët zyrtarë për postin e presidentit, Bamir Topi i PD-së në pushtet dhe Fatos Nano, ish-kryetar i PS-së të opozitës. Asambleja e kryetarëve të grupeve parlamentare pa praninë e opozitës që ka vendosur mbajtjen e raundit dhe ka bërë interpretimin ligjor që të ketë raund votimi. Ndërkohë që sipas kushtetutës mbeten dhe tre raunde të tjerë deri në zgjedhjen e presidentit, apo në shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Opozita përkrah mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nëse nuk zgjidhet një president konsensual. Shumica është shprehur vetëm per zbatimin e kushtetutës. Ndërkohë ka thirrje dhe përpjekje të faktorëve të ndryshëm politikë për të evituar skenarin e zgjedhjeve të parakohshme. Ekspertët vlerësojnë se mbajtja e zgjedhjeve do të sillte një frenim të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe pengesa në rrugën e reformave. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nuk ishte ndonjë dëm i madh për ekonominë e vendit, ndonëse pranoi pasojat negative që mund të rridhnin. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||