|
Nano del nga gara për president | |||||||||||||||||||||||
Në raundin e tretë të votimit, parlamenti shqiptar nuk arriti sërisht të zgjidhte kreu e ri të shtetit. Ndryshe nga dy raundet e mëparshme në të morën pjesë 85 deputetë, por asnjë nga kandidatët e pranishëm nuk arriti të merrte 84 vota që parashikon kushtetuta për zgjedhjen në postin e kreut të shtetit. Pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës sikurse kishin paralajmëruar nuk morën pjesë. Ndërkohë, rezultati i djeshëm ka paralajmëruar zhvillime të rëndësishme. Kandidati demokrat Bamir Topi, ndonëse ka kryesuar garën me 50 vota ka marrë shumë më pak se në dy raundet e mëparshme. Megjithatë, zoti Topi është optimist. Ndërkaq, ndryshe nga çfarë pritej udhëheqësi liberal-demokrat Neritan Ceka, partia e të cilit është në opozitë, ka arritur të marrë 32 vota, pjesa më e madhe nga maxhoranca. Mjaft optimist ai tha se po shkohet drejt zgjidhjes së problemit. Por ndoshta lajmi më i bujshëm është eleminimi nga gara për postin e kreut të shtetit e ish udhëheqësit socialist Fatos Nano, i cili mori vetëm tre vota. Ende nuk dihet nëse zoti Nano i cili e kish vetëshpallur kandidaturën, t'u ketë bërë thirrje përkrahësve të tij për të marrë pjesë në votim. Pas këtyre zhvillimeve, deri diku të papritura, sërisht për mjaft analistë, hija e zgjedhjeve të parakohshme nuk është zhdukur. Megjithatë, rezultati i arritur nga zoti Ceka mund t'i shtyjë partitë e opozitës të mbështesin kandidaturën e tij në raundin e katërt. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||