|
Opozita kërkon konsensus për Cekën | |||||||||||||||||||||||
Në Shqipëri opozita po bëhet gjithnjë e më shumë unike në qëndrimin e saj rreth zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Shqipërisë. Pas disa mosmarrëveshjesh partitë e saj po mbështetin si kandidatin e tyre, kreun liberal demokrat, Neritan Ceka. Zoti Ceka ka qënë një nga krijuesit e PD-së, por që u shkëput prej saj në vitin 1992, duke krijuar Aleancën Demokratike. Në raundin e tretë të votimit presidencial ai mori një mbështetje të rëndësishme nga rradhët e maxhorancës. Dhe ndërsa më 20 korrik do të mbahet raundi i katërt i votimit opozita po kërkon tërheqjen e kandidatit demokrat, Bamir Topi, nga gara presidenciale. Udhëheqësi socialist, Edi Rama, tha se në të kundërt vendi do të përballet me zgjedhje të parakohshme, por kjo për faj të maxhorancës. PD-ja ende nuk është shprehur lidhur më këtë qëndrim të opozitës, por disa parti aleate të saj duke treguar preferencat për kandidatin e opozitës kanë bërë thirrje për mbështetjen e tij. Nga ana e saj bashkësia ndërkombëtare po u bën thirrje partive shqiptare të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të mos çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Sir Frazer Wilson, tha se mbajtja e zgjedhjeve në këtë situatë do të pengonte reformat ne vend. | LOKALE Të premten raundi i katërt për presidentin 18 korrik 2007 | Faqja Kryesore Opozita e ndarë për zgjedhjet17 korrik 2007 | Faqja Kryesore Nano del nga gara për president15 korrik 2007 | Faqja Kryesore Kërkohet konsensus për Presidentin12 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||