|
Të premten raundi i katërt për presidentin | |||||||||||||||||||||||
Raundi i katërt i votimit në parlamentin shqiptar për zgjedhjen e presidentit të vendit do të mbahet të premten në orën 19. Ky ka qenë vendimi i konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare, pa praninë e opozitës, duke përjashtuar Aleancën Demokratike të Neritan Cekës, i cili është njëri nga dy kandidatët. Ashtu si më parë opozita ka paralajmëruar bojkotin e kësaj senace. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha në Pogradec se përderisa nuk është tërhequr Bamir Topi nga gara, nuk ka shanse për bisedime ose për rishkim të kandidaturës së Neritan Cekës. Zoti Rama i ka mëshuar fort idesë së zgjedhjeve të parakohsme në rastin e moszgjedhjes së presidentit konsensual. Ndërkohë kanë nisur dhe deklarimet e votave nga deputetët të veçantë kundër grupimeve të tyre politike. Kështu deputetët e djathtë që propozuan Neritan Cekën si kandidat për president në raundin e mëparshëm, thonë se të premten mund të votojnë për Bamir Topin. Në raundin e tretë Bamir Topi mori më shumë vota se Neritan Ceka Pas daljes nga gara presidenciale e ish-kryeministrit socialist Fatos Nano, raundi i katërt konsiderohet si testi i parë real i mbështetjes së kandidatëve. Në bazë të kushtetutës mandati i presidentit aktual, Alfred Moisiu, mbaron më 24 korrik, kështu që raundi i pestë dhe i fundit për zgjedhjen e presidentit të vendit pritet të mbahet më 23 korrik. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||