BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 28 qershor 2007 - 07:08 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Takim i nivelit të lartë të Nato-s në Ohër

Ohri
Takimi i Ohrit pritet të dalë me sugjerime për vendet anëtare
Afganistani, Kosova dhe ardhmëria e Ballkanit si dhe siguria energjetike janë tri temat kryesore të Forumit të sigurisë të Këshillit Euro-atlantik që fillon punimet në qytetin e Ohrit në Maqedoni.

Në këtë Forum marrin pjesë 49 përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s dhe të Partneritetit si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.

Forumi i Sigurisë në Ohër mbahet në pajtim me marrëveshjen që doli nga mbledhja e ministrave për punë te jashtme të Këshillit euro-atlantik në dhjetor të vitit 2004.

Takimin dy ditor pritet që ta hap Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jaap de Hoop Scheffer.

Më pas punimet do të zhvillohen në tri grupe, të cilat do të shqyrtojnë tre çështjet kryesore; Afganistani, Kosova dhe ardhmëria e Ballkanit si dhe siguria energjetike.

Pritet që në Forum të asistojnë mbi 20 ministra të Punëve të Jashtme, të Mbrojtjes dhe Ekonomisë nga shtetet anëtare të NATO-s dhe të rajonit.

Disa shtete do të përfaqësohen me zëvendësministra si dhe ambasadorë të NATO-s në Bruksel, siç është rasti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë, Britaninë e Madhe dhe Greqinë.

Forumi do të shërbejë si një rast i mirë për zhvillimin e takimeve dypalëshe të delegacioneve të ndryshme.

Në margjinat e Forumit pritet të realizohet një takim i shefave të diplomacive të vendeve anëtare të kartës të Adriatikut, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë së bashku me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Forumi vlerësohet të jetë një lloj sondazhi për të arriturat e përbashkëta dhe realizimit të aspiratave për anëtarësim në NATO të vendeve aspirante.

Pjesëmarrja e udhëheqësve të shumtë në Forumin për siguri të NATO-s mbahet nën masa të shtuara të sigurisë nga forcat policore maqedonase të mbështetura edhe nga forcat e NATO-s.

Në tërë Maqedoninë, e veçanërisht në aeroportin e qytetit të Ohrit e sidomos në vet qytetin këto masa janë më të theksuara.

Nga ky Forum nuk pritet që të dalë ndonjë dokument i veçantë, por pritet që të jepen sugjerime, të cilat do të shërbejnë për veprime të mëtejme të vendeve të NATO-s dhe të atyre të Partneritetit për Paqe.

LOKALE
NATO i bën thirrje Rusisë për Kosovën
26 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Talibani ndyshon strategjinë
21 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Situatë e rëndë në Afganistan
12 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Bush mbështet "Adriatik 3"
10 qershor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>