Lëvizja e Talibanit në Afganistan i ka thënë BBC-së se po ndryshonte strategjinë duke i intensifikuar sulmet mbi kryeqytetin Kabul. Njëri prej liderve të Talibanut, Zabiullah Mujahid e ka pranuar se Nato ka aritur të infiltrojë lëvizjen talibane dhe t'i vrasë disa prej liderëve, por ai tha se numri i vullnetarëve për sulme vetëvrasëse është gjithmonë në rritje. Nga ana tjetër ministri i mbrojtjes afgan, gjenerali Abdul Rrahim Vardak i ka thënë BBC-së se mbështetja për talibanin po zvogëlohet gjithnjë më shumë. |