Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e ka vlerësuar si shumë të rëndë situatën e sigurisë në Afganistan, të shkaktuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes forcave të Natos dhe guerrilasve të Talebanit. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të bëjnë më shumë për mbrojtjen e civilëve në këtë konflikt. Zyrtare afganë thonë se në një sulm amerikan janë vrarë shtatë policë dhe janë plagosur pesë të tjerë në atë që konsiderohet si një incident mes trupave aleate. Ato thonë se të dyja palët mendonin se në anën tjetër ndodheshin luftëtarët e Talibanit. |