BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 26 qershor 2007 - 18:32 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
NATO i bën thirrje Rusisë për Kosovën
Vlladimir Putin, presidenti rus
Rusia është për vazhdi të negociatave për statusin e Kosovës
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, i ka bërë thirrje presidentit Putin që të sigurojë që e ardhmja e Kosovës të vendoset sa më parë.

Në përfundim të bisedimeve të nivelit të lartë në Moskë, ai i bëri thirrje Rusisë që të lejojë miratimin e një rezolute në Këshill të Sigurimit.

Çështja e Kosovës po e shton presionin në marrëdhënjet tashmë të tensionuara për shkak të propozimeve amerikane për të vendosur një pjesë të një sistemi mbrojtës raketor në Evropën Qendrore dhe nga kërcënimi i Rusisë për të shpallur moratorium në traktatin që kufizon armët konvencionale në Evropë.

Zoti Scheffer tha se bisedimet, në kuadër të Këshillit NATO-Rusi, ishin mjet i vlefshme për të bërë progres në mosmarrëveshjet midis NATOs dhe Rusisë.

"Ne duhet të vazhdojmë diskutimet për temat për të cilat nuk pajtohemi, qoftë Kosova, mbrojtja raketore, Forcat Konvencionale ne Evropë. Për këtë është Këshilli NATO-Rusi, ai nuk është vetëm për të thënë se sa pajtohemi, por është edhe për diskutim serioz, të hapur dhe të sinqertë për ato që nuk pajtohemi," tha zoti Scheffer.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, poashtu vlerësoi dobinë e bisedimeve, përkundër mungesës së progresit drejt zgjdihjes së mosmarrëveshjeve.

"Diskutimet vazhdojnë për çështjet ku qëndrimet e Rusisë dhe të NATO-s mbesin të ndryshme. Këto përfshijnë mburojën e sistemit anti-raketor, Forcat Konvencionale në Evropë, dhe çështja e Kosovës. Qëndrimi im është se Këshilli NATO-Rusi është një forum i vlefshëm për të diskutuar të gjita këto çështje, përkundër pikëpamjeve tona të ndryshme, dhe shpresoj se mund të kuptojmë më mirë njëri tjetrin," tha zoti Lavrov.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>