|
Aung San Suu Kyi shpallet fajtore | |||||||||||||||||||||||
Udhëheqësja birmaneze pro-demokracisë, Aung San Suu Kyi, është gjetur fajtore për shkelje të ligjeve të sigurisë. Kjo gjë pritet ta parandalojnë atë që të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme shumëpartiake. Një gjykatë në Rangun e dënoi atë për shkeljen e kushteve të arrestit të shtëpiak, kur ajo lejoi një amerikan të paftuar, që të qëndronte në shtëpinë e saj. Amerikani, John Yettaw, e kaloi me not liqenin pranë shtëpisë së udhëheqëses pro demokracisë. Dënim ndërkombëtar Zonja Suu Kyi, që i mohon akuzat, u dënua me tre vjet të tjera arrest shtëpiak, por kjo u shty në 18 muaj nga qeveria ushtarake. Vendimi u dënua ashpër ndërkombëtarisht. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, bëri thirrje për lirimin e saj të menjëhershëm dhe tha se zonja Suu Kyi nuk duhet të kishte dalë në gjyq apo të dënohej. Bashkimi Evropian tha se do të forcojë sanksionet ekzistuese ndaj udhëheqësve ushtarakë të Birmanisë. Kryeministri britanik, Gordon Brown, tha se gjyqi tregonte se Birmania ishte e vendosur të vepronte duke injoruar tërësisht standartate ligjore të pranueshme. Indonezia, që sikurse Birmania është anëtare e grupit, ASEAN, e përshkroi vendimin si zhgënjyes. Një analist i BBC-së tha se fakti që vendimi u shty nga 3 vjet në 18 muaj sugjeron një përpjekje të ushtrisë birmaneze për të përballuar nivelin e kritikave ndaj vendimit. Soe Aung, që jeton në mërgim që është zëdhënës i grupit aktivist Forumi për Demokracinë në Birmani dhe tha se vendet e tjera duhet të ndërmerrnin veprim të shpejtë kundër autoriteteve birmaneze. "Ata e kanë bërë të qartë se ajo nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 2010-s, që është kontradiktore me atë që ata i kanë thënë komunitetit ndërkombëtar, pra që po punojnë për ripajtim kombëtar duke filluar me zgjedhjet 2010." "Prandaj ne po i themi komunitetit ndërkombëtar se ky është momenti për të vepruar në mënyrë më të qartë si kundërpërgjigje ndaj këtij vendimi," tha Soe Aung. | LOKALE Aung Suu Kyi shpallet fajtore11 gusht 2009 | Faqja Kryesore Shtyhet vendimi për Aung San Suu Kyi31 korrik 2009 | Faqja Kryesore Ban Ki Moon-it i refuzohet takimi me Suu Kyi 03 korrik 2009 | Faqja Kryesore Dënohen me burg për lutje për Suu Kyi 21 qershor 2009 | Faqja Kryesore Aung San Suu Kyi del në gjyq18 maj 2009 | Faqja Kryesore Arrestohet dhe paditet San Suu Kyi 14 maj 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||