BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 04 korrik 2009 - 13:28 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ban Ki Moon-it i refuzohet takimi me Suu Kyi
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon
Z. Ban tha se misioni ishte i vështirë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thotë se është shumë i zhgënjyer që nuk u lejua të vizitojë udhëheqësen e opozitës në burg, Aung San Suu Kyi.

Zotit Ban nuk iu dha e drejta pas takimit që ai pati me udhëheqësin ushtarak të Birmanisë, Gjeneralin Than Shwe, në ditën e dytë të vizitës së tij.

Atij iu tha se ngaqë zonja Suu Kyi ishte në gjyq, kontakti do të ndikonte në procesin gjyqësor.

Zoti Ban tha se refuzimi ishte nje hap prapa për komunitetin ndërkombëtar dhe një mundësi e humbur për autoritetet e Birmanisë.

Procesi gyjqësor ndaj Aung San Suu Kyi nën akuza për shkelje të kushteve të arrestit shtëpiak pritej të rifillonte të premten, por është shtyrë përsëri.

Një korrespondent i BBC thotë se vonesat sugjerojnë se sunduesit ushtarakë në vend ndoshta mund të kenë ndryshuar mendje për gjyqin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shihet si njëri nga pak personalitete botërore që ka bërë një lidhje me këtë qeveri të izoluar.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>