|
Shtyhet vendimi për Aung San Suu Kyi | |||||||||||||||||||||||
Një gjykatë në Birmani ka shtyrë dhënien e vendimit të gjyqit të udhëheqëses për demokraci, Aung San Suu Kyi. Gjykata pritej që ta jepte vendimin sot, por ai është shtyrë deri më 11 gusht. Diplomatëve perendimorë u është thënë se gjykatësit kishin nevojë për më shumë kohë për të shqyrtuar ato që quheshin, faktorë të tjerë. Aung San Suu Kyi doli përpara gjyqit pasi shkeli kushtet e arrestit shtepiak, vetëm disa ditë përpara se ti mbaronte ky arrest, duke lejuar një amerikan që shkoi me not tek shtëpia e saj, e qëndroi atje dy ditë. Përkrahesit e Aung San Suu Kyi besojnë se ka pak gjasa që ajo të dalë e pafajshme, apo të lirohet, pasi qeveria ushtarake e Burmës do që ajo të mos kandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Përpara shtyrjes së dhënies së vendimit, avokati i Aung San Suu Kyi, Nyan Win, tha se ajo ishte e përgatitur për një dënim me burg. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||