|
Arrestohet dhe paditet San Suu Kyi | |||||||||||||||||||||||
Udhëheqësja pro-demokratike e Birmanisë Aung San Suu Kyi është arrestuar dhe është dërguar në burgun famëkeq Insein, ku është paditur me shkeljen e rregullave të arrestimit të saj shtëpiak. Avokati i saj tha se ajo do të dilte para gjyqit me 18 Maj. Ai gjithashtu konfirmoi se amerikani, John Yettaw, që u arrestua pasi kaloi liqenin me not për të arritur tek shtëpia e zonjës Suu Kyi, është paditur për shkelje të ligjeve të emigracionit dhe sigurisë. Zonja Suu Kyi, e cila kohët e fundit ka vuajtur nga shtypja e ulët dhe dehidrimi pritet të mbahet në burg deri sa të fillojë gjyqi i saj. Arrestimit të saj shtëpiak i kalon afati brenda dy javësh. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||