|
Aung Suu Kyi shpallet fajtore | |||||||||||||||||||||||
Një gjykatë në Birmani e ka shpallur fajtore udhëheqësen pro-demokracisë Aung San Suu Kyi për shkelje të kushteve të arrestit shtëpiak. Ajo është dënuar me 18 muaj shtesë të arrestit shtëpiak. Znj. Suu Kyi akuzohej se shkeli arrestin shtëpiak kur lejoi një shtetas amerikan, që të qëndronte në shtëpinë e saj buzë liqenit në muajin maj. Ajo vetë nuk i pranoi akuzat edhe pse ka deklaruar se priste të shpallej fajtore. Kritika Mbështetësit e udhëheqëses pro-demokracisë i akuzojnë autoritetet ushtarake se duan që ta burgosin udhëheqësen e tyre që ajo të mos marrë pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Dëshmitarë në vendngjarje thonë se seanca gjyqësore u zhvillua mes masave të rrepta të sigurisë. Trajtimi i udhëheqëses së opozitës nga opozita është kritikuar ashpër nga perëndimi dhe vendet fqinje të Birmanisë. Aung San Suu Kyi u arrestua për herë të parë para 20 vjetëve nga autoritetet ushtarake të Birmanisë. Që atëherë, ajo ka kaluar 14 nga këta 20 vjet në arrest. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||