BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 21 qershor 2009 - 19:50 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Dënohen me burg për lutje për Suu Kyi
Aung Sun Suu Kyi
Partia Opozitare ne Birmani, Lidhja Kombëtare për Demokraci thotë se dy përkrahës të saj janë dënuar me 18 muaj burg për atë që prokuroria e quan ofendim të fesë.

Avokati i të dënuarve thotë se përkrahësit e partisë ishin arrestuar në prill të këtij viti pasi ishin lutur në një pagodë në perëdnim të qytetit, Rangoon për lirimin e udhëheqëses së kësaj partie Aung San Su Çi.

Ndërkohë udhëheqsja e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi, e cila po mbahet e arrestuar, kaloi ditëlindjen e saj të 64-të bredna në një burg në Rangoon.

Në seline partisë së saj , përkrahësit e saj kanë lëshuara në ajër ballona dhe zogjë për të shënuar ditëlindjen e saj.

Anembanë botës janë zhvilluar protesta dhe evenimente të ndryshme si dhe ka filluar një fushatë në internet ku figura të famshme si George Clooney dhe Julia Roberts kanë dalur në mbështetje të saj.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>