|
Obama akuzon rivalët për fushatë negative | |||||||||||||||||||||||
Kandidati demokrat për presidencën amerikane, Barack Obama, i ka akuzuar republikanët se po bëjnë një fushatë ndarëse dhe negative. Duke folur gjatë një tubimi në shtetin e Virxhinia, senatori Obama tha se kundërshtarët e tij ishin duke bërë komente të pakujdesshme dhe fyese. Ai shtoi se rivalët po bënin një fushatë publiciteti që po jepte mesazhe të gabuara në përpjekjen për të ndryshuar Amerikën. "Në ditët e fundit të fushatës, politika e të thënit çdo gjë dhe të bëri çdo gjë mund të marrë kontrollin." "E kemi parë më parë dhe po e shohim edhe tani, telefonata të shëmtuara, e-mail-e dhe reklama televizive që keqiformojnë, komente të pakujdesshme dhe fyese dhe negativizëm konstant, që kanë si qëllim të na mbajnë larg të punuarit sëbashku dhe të ndalin ndryshimin, " tha zoti Obama. Ndërsa kandidatja republikane për zv/president të SHBA-së, Sarah Palin, tha gjatë një tubimi në Ohajo se nuk ishte negativizëm që ta pyesje zotin Obama për planet e tij për taksat "Kundërshtari ynë nuk ka qënë i qartë me ju, lidhur me planin e tij për taksat. Nuk është dashakeqe, apo fushatë negative t'i kërkosh dikujt të flasë për planet për taksat apo lidhjet e tyre." "Ai thotë se është për taskat kur qeveria ju merr paratë për t'ia dhënë dikujt tjetër, kjo sipas prioriteteve të politikanit." "John McCain dhe unë jemi për ulje reale të taksave, që do të thotë kur qeveria merr më pak nga fitimet tuaja," tha zonja Palin. Një sondazh i fundit, nga NBC/Wall Street e vë zotin Obama në krye me 52%, 10 pikë përpara zotit McCain, kurse një tjetër sondazh e nxjerr zotin Obama përpara me 8 pikë ndaj rivalit të tij. | LOKALE Obama bën fushatë në bastionin republikan19 tetor 2008 | Faqja Kryesore Politika e jashtme shumë pas ekonomisë17 tetor 2008 | Faqja Kryesore Kandidatët në debatin e fundit 16 tetor 2008 | Faqja Kryesore Castro e quan SHBA-në një vend racist13 tetor 2008 | Faqja Kryesore Obama kritikon 'fokusin' e rivalit McCain06 tetor 2008 | Faqja Kryesore Kandidatët për zv/president në debat 03 tetor 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||