|
Obama kritikon 'fokusin' e rivalit McCain | |||||||||||||||||||||||
Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka akuzuar rivalin e tij republikan, John McCain, se dëshiron të përqëndrohet në çështje personale, sesa të flas për çështje thelbësore. Gjatë një fushate në Kaliforninë Veriore, zoti Obama tha se ekipi i senatorit McCain preferon më tepër të shkatërrojë fushatën e tij, sesa të ndihmojë vendin. "Senatori McCain dhe operatorët e tij janë duke bërë lojra për të tërhequr vëmendjen me njollosje personale, në vend që të flasin për çështje thelbësore." "Ata preferojnë ta shkatërrojë fushatën tonë në vend që të ngrejnë vendin." "Dua që ju ta keni të qartë, unë do të vazhdoj të flasë për çështje që kanë rëndësi, unë do të vazhdojë të flasë për ekonominë," tha senatori Obama. Ai po fliste një ditë pasi kandidatja republikane për zv/presidencën amerikane e akuzoi zotin Obama për lidhje me terroristët. Zonja Palin tha se senatori Obama ishte duke bërë miqësi me një ish anëtar të një grupi militant me bazë në SHBA të vitet 1960. Guvernatorja e Alaskës, Palin mbrojti vërejtjet e saj, duke thënë se është e drejtë të flitet për këtë. Gjatë ndalesës së fushatës së saj në Kolorado ajo e akuzoi senatorin Obama për lidhje me Bill Ayers, themelusin e Lëvizjes ilegale Weather Underground. Lëvizja radikale zhvilloi një fushatë të dhunshme kundër luftës në Vietnam në vitet 60 kur zoti Obama ishte ende fëmijë. | LOKALE Kandidatët për zv/president në debat 03 tetor 2008 | Faqja Kryesore Bushi optimist për paketën01 tetor 2008 | Faqja Kryesore Debat televiziv pa të papritura 27 shtator 2008 | Faqja Kryesore Obama e McCain flasin për krizën financiare27 shtator 2008 | Faqja Kryesore Rivalët në bisedime për ekonominë25 shtator 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||