|
Obama e McCain flasin për krizën financiare | |||||||||||||||||||||||
Kriza financiare në Shtetet e Bashkuara ka dominuar debatin e parë presidencial mes kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, John McCain dhe Barack Obama. Senatori Obama tha se problemet ishin më të vështirat që prej periudhës së njohur si depresioni i madh në vitet 1930. Senator McCain sugjeroi ngrirjen e shpenzimeve në shumë sektorë përveç atij të mbrojtjes. Zoti Obama e krahasoi propozimin me fjalët 'është njësoj sikur të përdorësh një sqepar kur ke nevojë për një bisturi'. Ai rekomandoi tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku. Gjatë debatit senatori McCain tha se nuk besonte se rivali i tij kishte eksperiencën për të drejtuar. "Unë nuk mendoj se kam nevojë për trajnim për detyrën. Jam gati ta marrë atë që tani," shtoi ai. Megjithëse zoti McCain dukej më komod gjatë debatit, sondazhet sugjeruan se zoti Obama me paraqitjen e tij impresionoi disa prej votuesve të pavendosur, thotë një korrespondente e BBC-së. Debati në Misisipi i transmetuar në televizion ishte planifikuar të përqëndrohej në politikën e jashtme. Ndërkaq të premten çmimet e aksioneve në Nju Jork shënuan rritje në kohën që udhëheqësit kongresistë vazhdonin përpjekjet e tyre për të miratuar planin e shpëtimit për sistemin financiar amerikan me vlerë prej 700 miliard dollarësh. Indeksi kryesor Dow Jones ishte lart kur Bursa mbylli shkëmbimet të premten, në kohën kur ka shpresa se ligjvënësit të mund të arrijnë një marrëveshje gjatë fundjavës. Presidenti Bush dhe të dyja palët në Kongres janë përpjekur që të bindin publikun amerikan se arritja e një marrëveshjeje është e afërt. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se bisedimet kishin rifilluar. Përpara kësaj deklarate presidenti Bush pranoi se kishte mospajtime lidhur me disa aspekte të planit, por theksoi se të gjithë e pranonin se kishte nevojë që të bëhej diçka substanciale. | LOKALE Dallime për paketën financiare 26 shtator 2008 | Faqja Kryesore Bush thotë se ndihma do të miratohet26 shtator 2008 | Faqja Kryesore Rivalët në bisedime për ekonominë25 shtator 2008 | Faqja Kryesore Bush kërkon miratimin e paketës25 shtator 2008 | Faqja Kryesore Kongresi skeptik për planin e ndihmës24 shtator 2008 | Faqja Kryesore Ndryshon imazhi tradicional në Wall Street22 shtator 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||