BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 26 shtator 2008 - 16:31 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bush thotë se ndihma do të miratohet
Presidenti Bush
Takimi i së enjtes përfundoi pa rezultat
Presidenti amerikan, George Bush tha të premten se ligjvënësit amerikanë 'do të ngriheshin në lartësinë që e kërkonte rasti' dhe do ta miratonin planin për shpëtimin e Wall Street-it.

Në një deklaratë, z. Bush tha se kishte ende mosmarrëveshje sepse "propozimi ishte i madh dhe arsyeja pse është i madh është se problemi është i madh'.

Presidenti pritet të rifillojë bisedimet me udhëheqësit e Kongresit në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Ai kërkon miratimin e një pakete në vlerë 700 miliardë dollarëshe për të blerë asetet e këqija të lidhura me huatë e shtëpive nga bankat amerikane.

Zënkë

Ai tha se "nuk kishte mosmarrëveshje se duhej bërë diçka thelbësore".

Bisedimet për të rënë dakord për shpëtimin e industrisë financiare përfunduan me zënka e të bërtitura të enjten.

Pas disa orëve me bisedime me presidentin Bush, një grup ligjvënësish republikanë e bllokoi planin e qeverisë.

Sipas tij, qeveria do të blinte borxhet e këqija nga bankat amerikane për të mos lejuar falimentimin e bankave të tjera.

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i tha ABC News se 'shpresonte' se për një plan shpëtimi do të mund të bihej dakord brenda 24 orëve, sepse "duhej" që të bihej dakord.

Tregjet financiare janë të bllokuara pasi bankat nuk e dinë me saktësi se sa borxhe të këqija kanë dhe për këtë arsye, ngurojnë që t'u huazojnë para bizneseve, konsumatorëve dhe njëra-tjetrës.

Bien aksionet

Shqetësimet rreth paketës financiare dhe falimentimi i një banke tjetër të madhe në Amerikë, kanë bërë që vlera e aksioneve në Bursën e New York-ut të bjerë në hapje të saj.

Vlera e aksioneve ka rënë dhe në tregjet evropiane dhe bankat kanë shënuar humbje të reja.

Analistët thonë se tregjet financiare vazhdojnë të mbeten të paralizuara për shkak të frikës nga mungesa e stabilitetit të sitemit financiar.

Ndërkohë, tre banka qendrore evropiane, bashkë me Rezervën Federale në Amerikë kanë reaguar me shpejtësi për të përmbushur kërkesat e dëshpërueshme për fonde.

Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Anglisë kanë ofruan 60 miliardë dollarë për të ndihmuar sistemin për një javë. Banka Kombetare zvicerane ka ofruar 9 miliardë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>