BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 26 shtator 2008 - 07:19 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Dallime për paketën financiare
Presidenti Bush
Disa kongresistë nuk janë të bindir për paketën e z.Bush
Bisedimet në Uashington për paketën qindra miliardë dollarëshe të presidentit Bush kanë nxjerrë në pah disa mosmarrëveshje.

Disa kongresistë republikanë kërkojnë që në vend të kesaj pakete me të cilën qeveria synon t'i shpëtojë institucionet financiare duke u blerë ato që njihen si borxhe të këqija, qeveria të miratojë një skemë alternative sigurimi.

Pas disa orë bisedimesh me presidentin Bush, udhëheqësit politikë thanë se nevojitej akoma më shumë punë.

Bisedimet pritet të rifillojnë të premten.

Në bisedimet e së enjtes ishin të pranishëm edhe dy kanditatët presidencialë, Barack Obama dhe John McCain.

I rrethuar nga dy politikanët që po zhvillojnë një betejë të ashpër për ta zëvendësuar atë, presidenti Bush theksoi nevojën për të hedhur hapa që i kalonin caqet e politikave partiake.

Një pikë ende e pazgjidhur është se si do të veprohet me drejtuesit e pasur të kompanive që do të shpëtohen.

Kongresi nuk dëshiron që ta miratojë paketën 700 miliardë dollarëshe derisa atij t'i garantohet se do të ketë kontroll mbi mënyrën se si do të përdoren këto fonde.

Debati i parë televiziv i fushatës presidenciale është planifikuar për ditën e premte.

Por, John McCain thotë se nuk do që të bëjë fushatë derisa të arrihet një marrëveshje për paketën e propozuar nga presidenti Bush, çka tregon se kriza financiare ka lënë në hije edhe vetë fushatën presidenciale.

Ndërsa zhvillohen bisedime për paketën e shpëtimit të propozuar nga presidenti Bush, njëra prej bankave më të mëdha në vend, J. P. Morgan, njoftoi se kishte blerë një bankë tjetër amerikane, Washington Mutual.

Aksionet në këtë bankë kishin humbur 80% të vlerës që prej fillimit të këtij viti për shkak të grumbullimit të borxheve të këqija.

Kritika për Amerikën

Ministri gjerman i financave, Peer Steinbrueck ka bërë përgjegjëse qeverinë amerikane për krizën në tregjet financiare.

Zoti Steinbrueck tha se administrata amerikane në mënyrë të papërgjegjshme kishte kundërshtuar thirrjet e Evropës për rregulla më të rrepta në funksionimin e institucioneve financiare.

Ai tha se bota nuk do të jetë më si më parë, sepse Amerika do ta humbë rolin e saj si superfuqi financiare.

Më herët, presidenti francez, Nikolas Sarkozy, tha se kriza në sistemin e kredive kishte nxjerrë në pah krizën e një sistemi që e kishte tradhëtuar shpirtin e kapitalizmit.

Ai bëri thirrje për rishikimin e plotë të sistemit financiar botëror.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>