BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 25 shtator 2008 - 15:57 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Rivalët në bisedime për ekonominë
Obama dhe McCain
Rivalët thanë se ishte koha për t'u ngritur mbi partitë
Kandidatët për postin e presidentit në SHBA, John McCain dhe Barack Obama pritet të takohen në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Bush për bisedime urgjente për ekonominë.

Z. Bush ka paralajmëruar se e gjithë ekonomia amerikane është në rrezik dhe se mosveprimi tani, do të kushtonte shtrenjtë më vonë.

Ai ka kërkuar që Kongresi të miratojë një paketë ndihmash në vlerë 700 miliardë dollarë për tregjet financiare.

Z. McCain ka pezulluar fushatën elektorale për t'iu përkushtuar situatës ekonomike, por z. Obama thotë se votuesit duhet ta dëgjojnë mendimin e kandidatëve.

Z. Obama dhe z. McCain do të marrin pjesë në një takim me zyrtarë të
administratës dhe përfaqësues të Kongresit në një përpjekje për të rënë dakord për një marrëveshje të përbashkët në ndihmë të institucioneve financiare.

Pas takimit, kreu i Rezervës Federale Ben Bernake dhe Sekretari i Thesarit, Henry Paulson, arkitekti i plani aktual të ndihmës, priten të dalin për të tretën ditë rresht para një komisioni të Kongresit.

Shqetësim

Më herët, të dy kandidatët presidencialë thanë se plani i administratës së z. Bush kishte të meta, por shtuan se përpjekjet për mbrojtjen e ekonomisë, nuk duhet të dështonin.

Ata thanë se 'për të mirën e vendit' duhet të harroheshin përkatësitë partiake. "Nuk mund të rrezikojmë një katastrofë ekonomike".

Ndërkaq, dy rivalët nuk kanë rënë dakord për të shtyrë pjesëmarrjen në një debat televiziv.

Z. McCain tha se po e pezullonte fushatën dhe po kthehej në Uashington për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje, duke thënë se druhej se projektligji aktual i administratës, rrezikonte të mos miratohej nga Kongresi.

Ai po ashtu kërkoi që të shtyhej debati i parë presidencial mes tij dhe z. Obama.

Por z. Obama nuk e mbështet një ide të tillë. Amerikanët, u tha ai gazetarëvem, duhet të dëgjonin nga personi që vetëm pas 40 ditësh, do të ishte "përgjegjës për t'u marrë me këtë rrëmujë".

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>