|
Kandidatët për zv/president në debat | |||||||||||||||||||||||
Në qytetin Sejnt Luis të Shteteve të Bashkuara u zhvillua debati i parë televiziv mes dy kandidatëve për zv/president, republikanes Sarah Palin dhe demokratit Joe Biden. Në hapje të debatit publikut iu tha se të dy kandidatët nuk kishin dijeni përsa i takon pyetjeve që do të bëheshin. Ai u përqëndrua menjëherë në çështjet ekonomike, përfshirë edhe planin e presidentit Bush për të shpëtuar sektorin financiar. Zonja Palin tha se kandidati republikan për president, John McCain, i kishte parashikuar problemet, të cilat do të kishin dy firmat e mëdha kreditore: "Dy vjet më parë, më kujtohet, ishte John McCain që nxiti me forcë masat reformuese për firmat Fannie Mae dhe Freddie Mac. Ai u ra këmbanave të alarmit." "Të tjerët në Senat, kolegët e tij nuk e dëgjuan dhe nuk shkuan për reformat, për të cilat kishte atëherë nevojë, " tha zonja Palin. Kurse kandidati demokrat, Joe Biden tha se John McCain nuk ishte në kontakt me realitetin përsa i takon ekonomisë. "Deri para dy javë më parë, dy të hëna më parë, John McCain tha në orën 9 të mëngjesit se bazat e ekonomisë amerikane ishin të forta." "Dy javë përpara kësaj deklarate ai tha: George Bush ka bërë përparime në ekonomi, në bazë të politikave të Bushit." "Në orën 9 ekonomia ishte e fortë, në orën 11 të së njëjtës ditë, pra dy të hëna të shkuara, John McCain tha se ekonomia ishte në krizë", deklaroi kandidati Biden. Debati i gjallë Ndër çështjet e tjera ekonomike u diskutua edhe për taksat dhe burimet e energjisë. Sarah Palin luajti me pikat e saj të forta si nënë dhe në kontakt me amerikanët e thjeshtë. Gjatë pjesës më të madhe të debatit ai foli në mënyrë të rrjedhshme, por të thjeshtë, përsa i takon ekonomisë, ndryshimeve klimatike dhe luftës në Irak. Rivali i saj demokrat, Joe Biden e përqëndroi sulmin e tij mbi kandidatin John McCain dhe shmangu kritikat direkte në adresë të guvernatorës së Alaskës. Debati pati më shumë energji, sesa ai mes kandidatëve për president Barack Obama dhe John McCain. Por mbështetur në zgjedhjet e fundit, debati mes kandidatëve për zv/president pati një ndikim të vogël tek votuesit amerikanë. Të dy kandidatët diskutuan edhe për politikën e jashtme, përfshirë edhe për pikëpajmet e tyre, për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku. Në debatin e parë televiziv mes kandidatëve për zv/president të SHBA-së, u disktua gjithashtu për Pakistanin dhe programin bërthamor të Iranit. | LOKALE Debat televiziv pa të papritura 27 shtator 2008 | Faqja Kryesore Obama e McCain flasin për krizën financiare27 shtator 2008 | Faqja Kryesore Obama nis fushatën historike29 gusht 2008 | Faqja Kryesore Obama zgjedh Biden si zëvendës 23 gusht 2008 | Faqja Kryesore Palin mban fjalimin para Konventës 04 shtator 2008 | Faqja Kryesore Bush mbështet McCain për president03 shtator 2008 | Faqja Kryesore McCain zgjedh Palin për zgjedhjet e nëntorit30 gusht 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||