BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 04 shtator 2008 - 05:27 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Palin mban fjalimin para Konventës
Sarah Palin
Palin pranon kandidaturën e partisë Republikane për zv/presidente
Kandidatja e Partisë Republikane për zv/presidente të Shteteve të Bashkuara, Sarah Palin ka mbajtur fjalimin e saj përpara Konventës së partisë që po zhvillohet në Minesota.

Në fjalimin që u prit me entuziasëm, guvernatorja pak e njohur e Alaskës prezantoi famlijen e saj, përfshirë edhe të birin që pritet që të dislokohet nga ushtria në Irak.

Zonja Palin mbrojti pozitën e saj jashtë asaj që quajti elita e Uashingtonit duke thënë se ajo nuk do të shkonte atje për të kërkuar opinion të mirë, por për t'i shërbyer popullit.

"Unë kam mësuar shpejt këto ditë e fundit se nëse nuk je anëtar me pozitë të mirë në elitën e Uashingtonit, atëherë nuk konsiderohesh si i kandidat i pakualifikuar vetëm për këtë arsye."

"Unë nuk do të shkoj në Uashington për të kërkuar mendim të mirë.
Unë po shkoj në Uashington për t'u shërbyer njerëzve të këtij vendi të madh," tha zonja Palin.

Ajo tha se eksperienca e saj si kryetare e bashkisë së qytetit të saj i kishte dhënë asaj një perspektivë realiste dhe përgjegjësi reale.

Zonja Palin e akuzoi kandidatin demokrat për president, Barack Obama për paqëndrueshmëri.

Pika më e dobët që po prekin kritikët e zonjës Palin është mungesa e eksperiencës së saj në politikën e Jashtme.

Zbulimi gradual i figurës dhe karierës së saj po tregon se ajo ka udhëtuar një herë në Kanada dhe në Gjermani, në Irak dhe Kuvajt si edhe ka bërë një udhëtim personal në Meksikë.

Në natën e fundit të Konventës, John MacCain do të pranojë zyrtarisht kandidaturën e Partisë Republikane për president.

LOKALE
Bush mbështet McCain për president
03 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Obama nis fushatën historike
29 gusht 2008 | Faqja Kryesore
McCain 'zgjedh numrin dy të tij'
29 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Obama zyrtarisht kandidat presidencial
28 gusht 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>