BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 30 gusht 2008 - 06:06 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
McCain zgjedh Palin për zgjedhjet e nëntorit
McCain dhe Palin në faqen e internetit të partisë Republikane
Zgjedhja e zonjës Palin ka si qëllim të tërheqë votuesit konservatorë
Kandidati i Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara, John McCain, ka njoftuar kandidatin që do të garojë bashkë me të për Shtëpinë e Bardhë.

Ajo është guvernatorja e re e shtetit të Alaskës, Sarah Palin, e cila ka vetëm dy vjet në këtë post.

Mendohet se si konservatore në politikat sociale dhe fiskale dhe një kundërshtare e fortë e abortit, ajo mund të marrë mbështetjen e të krishterëve të krahut të djathtë.

Këta të fundit kanë qënë një mbështetje e madhe në të kaluarën për republikanët.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë për Shtypin, Dana Perino e vlerësoi zgjedhjen e guvernatores Palin.

"Guvernatorja Palin është një reformuese e provuar që është e kujdeshsme me dollarët e taksapaguesve dhe partizane e përgjegjësisë brenda qeverisë."

"Suksesi i guvernatores Palin ka të bëjë me përkushtimin e saj ndaj parimeve dhe etikës së punës të llojit 'përvish mëngët' dhe ajo shërben si një shembull i mrekullueshëm i shpirtit të Amerikës," tha zonja Perino.

Sarah Palin është një brez i tërë më e re se zoti McCain dhe një korrespondent i BBC-së thotë se kjo zgjedhje duket si një zgjedhje ndoshta pak e dëshpëruar e senatorit për të sjellë rini dhe vitalitet për biletën republikane.

LOKALE
Obama nis fushatën historike
29 gusht 2008 | Faqja Kryesore
McCain 'zgjedh numrin dy të tij'
29 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Obama zyrtarisht kandidat presidencial
28 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Clinton kërkon mbështetje për Obamën
27 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Obama zgjedh Biden si zëvendës
23 gusht 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>