|
Clinton kërkon mbështetje për Obamën | |||||||||||||||||||||||
Ish-kandidatja demokrate për presidencën amerikane, Hillary Clinton, ka deklaruar para konventës së Partisë Demokratike në Denver, Kolorado, që të bashkohet pas kandidaturës së Barack Obamës për Shtëpinë e Bardhë. Ajo u tha delegatëve se nëse kishin votuar për të apo për Barack Obamën, tani ishte koha që demokratët të bashkoheshin si një parti e vetme. "Është koha ta rimarrim vendin tonë që e duam." "Dhe nëse votuat për mua apo për Barakun, tani është koha të bashkohemi si një parti e vetme, me një qëllim të vetëm. Znj. Clinton tha se senatori Obama ishte kandidati i saj dhe ai duhej të ishte presidenti i ardhshëm i Amerikës. Ajo shtoi se amerikanët nuk i kishin duruar më kot tetë vjetët e fundit, për të kaluar vuajtje të tjetra për shkak të dështimive të tjera në qeverisje. 'Kandidati im' Z. Obama, që mundi znj. Clinton në garë, do ta pranojë zyrtarisht kandidimin e partisë së tij të enjten në mbrëmje. Ai do të përballet në garën presidenciale në 4 nëntor me republikanin John McCain. Znj. Clinton, që u shoqërua me duartrokitje në këmbë nga delegatët teksa ngjitej në podiumin e konventës, falendëroi të gjithë ata që mbështetën fushatëb e saj, por tha se tani Obama ishte 'kandidati im'. Partia, tha ajo, nuk mund të lejonte të kishte një republikan tjetër bë Shtëpinë e Bardhë që do të shpërdoronte shpresat e popullit amerikan. Ajo e përshkroi z. McCain si "kolegun dhe shokun tim" por kritikoi të shkuarln e tij dhe lidhjet e tij me presidentin Bush. "Nuk ka nuhen katër vite më shumë si tetë vjetët e fundit," tha ajo. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||