 | | | Sarah Palin është nënë me pesë fëmijë |
Media amerikane ka bërë të ditur se guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin, do të jetë numri dy i kandidatit republikan John Mcain, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Sarah Palin është në mandatin e saj të parë si guvernatore e Alaskës. Në moshën 44 vjeçare, ajo është më e re se Barack Obama dhe në favor të saj janë disa reforma që ajo ka kryer gjatë mandatit. Megjithatë ajo është e panjohur në politikën amerikane. Analistët thonë se republikani McCain po përpiqet që të largojë Obamën nga titujt kryesorë të lajmeve. Ajo mund të jetë zgjedhur nga McCain edhe si taktikë për të fituar votueset gra demokrate të zhgënjyera nga humbja e Hillary Clinton-it përballë Barack Obama-s.
|