BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 28 gusht 2008 - 05:37 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Obama zyrtarisht kandidat presidencial
Bill Clinton
Bill Clinton tha se ai dhe Hillary do të punonin për zgjedhjen e Obamës
Ish presidenti amerikan, Bill Clinton i ka dhënë një mbështetje të fortë kandidatit presidencial të partisë Demokrate, Barack Obama vetëm disa orë pasi ai u shpall zyrtarisht si kandidat.

Siç njofton një korrespondent i BBC-së në KOnventë, zyrtarizimi i kandidaturës ishte një moment mjaft simbolik.

Një nga një përfaqësuesit e të gjitha shteteve amerikane dhe territoreve të jashtme u ngritën në këmbë për të njoftuar rezultatet e votimit të delegatëve të tyre në zgjedhjen e kandidatëve.

Sikurse emri i senatorit Barack Obama edhe ai i senatores Hillary Clinton u vendos në listë në shenjë konsiderate për fushatën e fortë që ajo bëri në votimet paraprake.

Kur votimi arriti shtetin e Nju Jorkut, Hillary Clinton mori mikrofonin për të bërë thirrje që Barack Obama të shpallej kandidat për president.

Më në fund zyrtarisht u bë histori.

Kandidati i parë afrikano-amerikan u shpall nga një grua që ai e mundi me rezultat shumë të ngushtë.

Zyrtarizimi i kandidaturës së tij erdhi në kohën kur udhëheqësit e partisë vazhdojnë të jenë të shqetësuar se ata që votuan për rivalen e zotit Obama në betejën e ashpër për kandidaturën e partisë, mund të ndërrojë krah dhe të votojnë për kandidatin republikan, John McCain në zgjedhjet e nëntorit.

Ish presidenti amerikan Clinton i tha Konventës së partisë se senatori Obama ishte i kualifikuar në mënyrë unike për presidencën e SHBA-së.

Duke folur para kandidatëve demokratë zoti Clinton tha se ai dhe bashkëshortja e tij do të bënin çdo gjë që kishin mundësi që senatori Obama të zgjidhej.

"Është e qartë se detyra e presidentit të ardhshëm do të jetë ndërtimi i ëndrrës amerikane dhe ringritja e lidershipit amerikan në botë."

"Çdo gjë që kam mësuar gjatë kohës që isha president dhe puna që kam bërë prej asaj kohe në Amerikë dhe në mbarë globin më ka bindur se Barack Obama është personi për detyrën," tha zoti Clinton.

Edhe senatori Joe Biden është shpallur zyrtarisht si kandidati i partisë për zëvendëspresident nga Konventa Demokrate.

Ai foli para delegatëve dhe premtoi ndryshime në politikat ekonomike.

Barack Obama vetë bëri një paraqitje të paplanifikuar në skenën e konferencës.

"Në fillim të fushatës ne kishim një ide shumë të thjeshtë që është ndryshimi në Amerikë nuk fillon nga kreu në bazë por nga themelet e sipër."

"Ndryshimi vjen ngaqë njerëzit e thjeshtë duan gjëra të jashtëzakonshme. Ne duam të jemi të hapur në këtë konventë për të siguruar se të gjitha ata që duan t'i bashkohen partisë i bashkohen përpjekjeve për të rikthyer Amerikën," tha zoti Obama.

Zoti Obama bëri e zë mbështetjen e tij për zotin Biden dhe falenderoi bashkëshortët Clinton për mbështetjen që ata i dhanë në konventë.

LOKALE
Clinton kërkon mbështetje për Obamën
27 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Obama zgjedh Biden si zëvendës
23 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Portret: Joe Biden
23 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Obama e McCain flasin për të krishterët
17 gusht 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>