|
Obama e McCain flasin për të krishterët | |||||||||||||||||||||||
Kandidati presidencial, Barack Obama dhe John McCain, janë përpjekur të tërheqin zgjedhësit e krishterë gjatë një séance pyetje-përgjigjesh të drejtuar nga një prej predikuesve më të famshëm në Shtetet e Bashkuara. Pastori Rick Warren, një i krishterë evangjelist, i bëri pyetje secilit prej kandidatëve lidhur me vlerat personale dhe besimin fetar. Barack Obama mbrojti qëndrimin e tij pro abortit dhe partneritetit civil brenda të njëjtit seks, por tha se martesa duhet të ishte mes një burri dhe një gruaje. Senatori McCain tha se ai e kundërshtonte me forcë abortin dhe nëse bëhej president do të sillte rregulla në funksion të këtij qëndrimi. Komentet e tij janë përcjellë mirë nga audienca kryesisht e krishterë. Të krishterët konservatorë që përbëjnë gati një të katërtën e elektoratit amerikan, e mbështesin në masë të madhe partinë Republikane. Megjithatë ata nuk kanë shfaqur entuziasëm të madh për kandidatin John McCain. Qëndrimi i senatorit demokrat Barack Obama ndaj abortit dhe partneritetit civil brenda të njëjtit seks, nuk ka fituar simpati për të në mesin e të krishterëve konservatorë. | LOKALE Obama prezanton politika të reja të energjisë05 gusht 2008 | Faqja Kryesore Obama nuk viziton ushtarët e plagosur 27 korrik 2008 | Faqja Kryesore Obama përfundon turneun në Londër26 korrik 2008 | Faqja Kryesore Obama nis turneun evropian nga Berlini24 korrik 2008 | Faqja Kryesore Obama viziton Irakun 21 korrik 2008 | Faqja Kryesore Obama përkrah largim nga Iraku16 korrik 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||